
Ylli shqiptar i peshave të rënda UFC, Ilir Latifi ka fituar ndaj kanadezit Tanner Boser. Në sfidën e zhvilluar në Las Vegas, shqiptari ka dalë si triumfues nga kafazi i peshave të rënda. Pas tri raundeve të forta dhe pa knockout, radha ishte e arbitrave.
2 me 1 për Latifin ishte vlerësimi, me shqiptarin që merr fitoren e radhës. Latifi në karrierën e tij ka 15 fitore, tetë humbje dhe asnjë barazim, përkundrejt 19 fitoreve dhe shtatë humbjeve të kundërshtarit. Në fund shqiptari Ilir Latifi nuk I ka mbajtur lotët.
Poll