
Portugali – Ganë 3-2
Kupa e Botës Grupi H Ndeshja: Portugalia ka arritur të mund me shifrat 3-2 Ganën në një duel të zjarrtë. Fitore e vlefshme pasi i ngjit në kuotën e 3 pikëve portugezët, po aq sa dhe Zvicra. Gana nuk arriti të bënte më shumë në këtë duel ku treguan një potencial të madh, duke vënë në vështirësi portugezët. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-0. Në 45 minutat e dyta ishte një lumë golash, sa në njërën portë në tjetrën. Portugalia nisi serinë e golave me një penallti të kthyer në gol nga Ronaldo, por reagimi i ganezëve ishte i menjëhershëm ku Ayeë vendosi baraspehën. Felix dhe Leao realizojnë një dygolësh të shpejtë duke marrë kryesimin, por vetëm 9 minuta më pas Bukari do realizonte golin e dytë për Ganën, që nuk arrin më shumë në këtë takim.Formacionet zyrtare:
Portugalia: Costa, Silva, Cancelo, Dias, Fernandes, Guerreiro, Joao Felix, Neves, Otavio, Pereira, C. Ronaldo Gana: Ati-Zigi, Abdual Samed, Amartey, Ayew, Baba, Djiku, Kudus, Partey, Salisu, Seidy, Williams Komenti minutë pas minute: 90'+9' Përfundon takimi 89' Bukari rihap fatet e takimit, një pjesë e dytë e çmendur 80' Leao trefishon shifrat, i mjafton vetëm 1 minut në fushën e lojës 78' Joa Felix nuk gabon i vetëm me portierin, shfrytëzon në mënyrë fantastike gabimin e ganezëve 73' Ayew sjellë barazpeshën. Gana tregon forcën ndaj portugezëve 72' Kudus tenton nga distanca, por qendrore për gardianin Costa 63' Ronaldo realizon golin e tij të parë në Katar, Portugalia merr avantazhin 55' Kudus bën një sprint fantastik, por gabon në momentit fundit 46' Nis pjesa e dytë, topi i takon ganezëve 45'+2' Mbyllet pjesa e parë 40' Ronaldo tenton përsëri, por topi shkon jashtë. 10' Ronaldo shpërdoron mundësinë e artë 1' Starton ndeshja me topin e shkelmuar nga Portugalia Momenti prekës për Ronaldon, gjatë himnit.It's the time to watch GOATnaldo's ball#POR #PORGHA #PORTUGAL#FIFAWorldCup #Qatar2022 pic.twitter.com/iz71fCR5DT
— Ⓜ︎︎︎ (@MaqSoofi) November 24, 2022
Galeria fotografike ()
Poll