
Manchester City ka fituar 2 me 3 në transfertën e Newcastle. Fitore magjike e Cityt, që erdhi me përmbysje. Protagonist kryesor ishte De Bruyne që fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 74’, më pas asistoi në minutën e 91’ për Bobb që shënoi golin e fitores.
Kjo ishte përmbysja e dytë gjatë ndeshjes, pasi të parën e pati Newcastle. Pasi djemtë e Guardiolës shënuan në pjesën e parë, vendasit kthyen rezultatin me dy gola në minutën e 35’ dhe 37’.
Në përfundim janë 3 pikë që pas 20 javëve kampionat pozicionojnë Manchester Cityn në vendin e dytë, 2 pikë larg Liverpool që kryeson. Newcastle pavarësisht se zhvilloi ndeshje të kënaqshme doli pa pikë dhe në renditjen e përgjithshme qëndron në vendin e 10.
Golat e ndeshjes: (VIDEO)