
U luajt sot sfida finale e Play-Outit në Albi Mall Superliga mes Ferizaj dhe Liria në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Freizaj e cila vinte nga vendi i 8-të në Superligë nga ana tjetër Liria arriti të dilte e 3-ta në Kategorinë e Parë.
Sot të dyja skuadrat përplasën “brirët” mes njëra tjetrës ku 90 minutat e rregull përfunduan në barazimin pa gola. Të dyja skuadrat zhvilluan një nsfidë për të mos gabuar në objektivin sezonal.
Pas këtij barazimi skuadrat iu deshën të luanin edhe shtesat, por, as këtu nuk kishte fitues teksa skuadrat ju drejtuan penalltive. Nga pika e bardhë ishte skuadra nga Prizreni e cila arriti të priste biletën për rikthimin në Superligë.
Liria rikthehet tashmë në elitën e futbollit të Kosovës pas 4 vitesh në të parën.