VIDEO/ Festë e madhe te Brighton, Mac Allister prezanton Kupën e Botës
Shkruar nga NEWSPORT
Festa e madhe për rikthimin e Alexis Mac Allister . Në pritje për të ditur të ardhmen e tij, mesfushori argjentinas është rikthyer në bazën e tij në Brighton, gati për t'u vënë sërish në dispozicion të De Zerbit. Futbollisti u shfaq me një medaljen e artë në qafë dhe Trofeun e Kupës së Botës që e prezantoi përpara gjithë ekipit.
Mac Allister ishte një nga surprizat e trajnerit Scaloni në Botërorin e Katarit. Mesfushori ka luajtur të gjitha ndeshjet, veç asaj hapëse ndaj Arabisë Saudite, të cilën e humbën, dhe ka shënuar 1 gol ndaj Polonisë dhe një asist në finale ndaj Francës.