
Vllaznia e moshave arriti të fitonte përballë Teutës me rezultatin 3-2. Shkodranët siguruan matematikisht titullin kampion pasi një ditë më parë Bylisi që ishte dhe ndjekësi i tyre më i afërt u mposht nga Egnatia.
Të e besuarit e Elvis Plorit arritën të siguronin titullin dy javë përpara fundit të kampionatit. Por ka qenë ky i fundit që ka menduar t’u bëjë një rreng futbollistëve të tij. Pas festës në fund të takimit 21-vjeçarët kuqeblu kanë vazhduar edhe në dhomat e zhveshjeve.
Tekniku është futur dhe ka thënë: Çfarë është mor? Ulu! Ulu! Nuk ka mbaruar asgjë. Në ato momente në dhomat e zhveshjes ra qetësia, deri në momentin kur Plori përplasi dosjen në tavolinë duke thënë me zë të lartë “Ka Mbaruaaaaar”.
[video width="640" height="352" mp4="https://newsport.al/wp-content/uploads/2023/05/27NnB.mp4"][/video]