Nuk ndodh shpesh që një portier të shënojë gol, aq më tepër nga porta në portë. Pikërisht një supergol i tillë na vjen nga gardiani i portës së Prishtinës.
Ardit Nika ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore që skuadra kosovare po luan ndaj Lokomotiva Plovdiv.
Do të duhej të vinte minuta e 20-të që Nika të suprizonte të gjithë, ku goditja e tij do të përfundonte në portën e kundërshtarit, me portierin e skuadrës bullgare që “shtanget” në vend, ndërsa do të shënonte edhe golin e parë për skuadrën prishtinase.
Poll