
Ernest Muçi po kalon një formë shumë të mirë në Poloni me Legian teksa është kthyer në një titullar absolut për kampionët polak dhe sot e nisi përsëri nga e para përballë Stal Mielec.
Sulmuesi shqiptar dhuroi një asist në minutën e 49-të për bomberin kryesor Thomas Pekhart. I vetëm në krahun e majtë, ish-lojtari i Tiranës driblon bukur një kundërshtar dhe kroson me të majtën ku gjen kokën e sulmuesit çek që e dërgon topin në rrjetë për të shënuar 0-1 në rezultat.
Muçi me këtë asist i jep një tjetër mesazh trajnerit Sylvinho për ta thirrur në Kombëtare për ndeshjet e marsit.
Poll