
Arsenal u mposht nga Everton në Goodison Park në ndeshjen e luajtur për javën e 20-të në Premier League. Vendasit fituan me një gol të mbrotjësit Tarkowski në minutën e 60-të që mjaftoi për t’i dhënë suksesin e parë trajnerit Sean Dyche që debutonte në pankinë pas largimit të Frank Lampard.
Një humbje jo pak shqetëuese për Arsenal që i jep kështu mundësinë Manchester City të afrohet, megjithatë, distanca prej 5 pikësh i mban disi të qetë londinezët. Everton largohet nga zona e rënies dhe ndeshjen e ardhshme do t aketë në derbi me Liverpool ndërsa Arsenal pret Brentford në shtëpi.
Poll