
Finlanda 0-2 Belgjika
EURO 2020- NDESHJE GRUPI
Belgjika ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e fundit të grupeve për EURO 2020. Belgët kanë triumfuar 0-2 ndaj Finlandës, në ndeshjen e luajtur në San Petersburg. Finlandezët rezistuan 74 minuta lojë, me portierin Hradecky që do ishte i pafat, pasi shënonte në portën e tij. I dyti vjen nga Lukaku në të 81-tën, me një goditje të bukur. Kështu, të besuarit e Martinez janë në vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Finlanda është e 3-ta me 3 pikë dhe golavarazhi që ka i jep pak shrpesa për të kaluar tutje.
FORMACIONET ZYRTARE:
Finlanda: Hradecky; Raitala, Toivio, Arajuuri, D. O'Shaughnessy, Uronen; Lod, Sparv, Kamara; Pohjanpalo, Pukki.
Belgjika: Courtois; Vermaelen, Boyata, Denayer; Trossard, Witsel, De Bruyne, Chadli; Doku, Lukaku, E. Hazard.
Minutë pas minute:
90-Mbyllet takimi
82- GOLLL. Lukaku "tund rrjetën". Kështu, Belgjika siguron një fitore të rëndësishme.
73- GOLL. Hradecky i pafat, me portierin e Finlandës që devijon topin jo-qëllimisht.
65- Lukaku realizon gol, por offside. Sulmuesi i Interit është në pozicion jashtë loje dhe ndërhyn VAR. Kështu jemi 0-0.
62- Hazard humbet një mundësi të artë. Sulmuesi godet nga zona, por shumë lehtë.
52- Chadley synon Lukakun me një kros, por shumë i keq topi.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
41- E pabesueshme çfarë pret Hradecky. Doku gjuan nga brenda zonës, por i thotë jo me një super prithje,
37- Super pritje nga Hradecky. Nëse rezultati është 0-0, merita i takon atij.
33- Tentiativa e Trossard është e pasaktë.
31- Witsel gjuan nga distanca, por goditja e tij përfundon në tribuna. Mbetet 0-0 sfida në San Petersburg.
22- Aksion i mirë nga Belgjika. Lukaku përpiqet të gjejë Hazard, por nuk lejon prapavija finlandeze.
14- Lukaku i vetëm me portierin, e dërgon topin jashtë. Gjithsesi, është dhënë pozicion jashtë loje. Trajneri belg, Martinez i shqetësuar në pankinë.
06- Panik në zonen finlandeze. Gjithsesi, Hradecky largon.
1- Nis ndeshja.