Legia ka kaluar grupet e Conference League me Ernest Muçin, që ishte dhe golashënuesi i polakëve në total me 3 golat e tij. Dhe pikërisht të 3 rrjetat e gjetura, janë kundër anglezëve të Aston Villas që u rendit e para e grupit.
Legia arriti një fitore të vyer në shtëpi sot përballë AZ Alkmaar me rezultatin 2 me 0, që e renditi atë të dytën e grupit. Ribeiro ishte autori i golit të parë, ndërsa ekipi hollandez u penalizua edhe me kartonin e kuq që mori Martins në minutën e 53’. Gjithçka u vulos me golin e Kramer, kur luhej minuta e 81.
Kujtojmë se Muçi ishte dhe titullar në këtë takim, duke u zëvendësuar më pas 3 minuta para mbarimit të kohës së rregullt. Tashmë ato do luajnë në fazën e 1/16, si të dytët e grupit E.
Goli i parë i Legias: (VIDEO) Goli i dytë i Legias: (VIDEO)
Më poshtë mund të shihni dhe rezultatet e tjera në Conference League, për ndeshjet e luajtura deri tani.
[caption id="attachment_715671" align="alignnone" width="523"] Rezultatet në Conference League[/caption]