Liga e Kombeve ka zhvilluar sfidat e pesta në ligat A, C dhe D. Belgjika ka fituar 2-1 me golat e De Bruyne dhe Batshuayi. Kroacia ka marrë tri pikët kundër Danimarkës. Për vendasit shënuan Sosa dhe Majer, ndërsa supergoli i Eriksen nuk i shërbeu miqve.
Franca ka mundur 2-0 Austrinë falë golave të Mbappe dhe Giroud. Në Varshavë, Polonia ka humbur 0-2 me Holandën. Për Tulipanët shënuan Gakpo dhe Berguijn.
Në sfidat e tjera, Turqia ka barazuar 3-3 me Luksemburgun duke shkuar në play-off, Azerbajxhani i De Biasit ka fituar 1-2 në Sllovaki, ndërsa Andorra ka marrë tri pikë në Liechtenstein.
Poll