
Mesfushori shqiptar, Liridon Krasniqi u bë pjesë e një episodi qesharak në gjysmëfinalen e Kupës së Malajzisë. 31-vjeçari nga Kosova u mundua të fitonte kohë në një mënyrë gazmore.
Ekipi i tij Terengganu ishte në avantazh përballë Kuala Lumpur City dhe në minutat e fundit të sfidës, Krasniqi po shoqërohej me barele jashtë fushës së lojës. Por në një mënyre komike. Krasniqi u rrëzua nga barela, me këtë të fundit që fajësoi mjekët.
Por ky veprim i shqiptarit nuk u fal nga gjyqtari i cili e ndëshkoi me karton të verdhë duke e marrë veprimin e Krasniqit si vonesë loje.
Poll