
Eneo Bitri ka nisur dalëngadalë të gjejë formën e mirë në radhët e skuadrës së Ostravës në Çeki. Qendërmbrojtësi ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore nën urdhrat e stafit teknik. Megjithatë gjatë një ndeshje brenda ekipit, ai ka treguar vlerat e tij edhe në fazën ofensive.
Siç tregohet në një video të postuar nga vetë shtatlarti, beratasi arrin të shmangë shokun e ekipit duke realizuar edhe një gol. Gjithashtu shkon më tej duke bërë një roveshatë, cilësi këto të një sulmuesi të mirëfilltë.
Më poshtë iu ftojmë të shihni çaste nga seanca stërvitore e ish lojtarit të Partizanit, që në radhët e të kuqve, arriti edhe kombëtaren shqiptare.
Poll