Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Emocionet e finales “kaplojnë” familjen “MESSI”, djali i “Pleshtit” shkruan këngën e famshme të Argjentinës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Emocionet e finales “kaplojnë” familjen
Për Argjentinën dhe Francën dita e sotme është mjaft e veçantë, teksa të dyja ekipet do të kërkojnë të ngrejnë lart trofeun e Kupës së Botës për të shtuar kështu në fanellën e tyre edhe yllin e tretë. Lionel Messi dhe Kylian Mbappe do të mbajnë të mbërthyer me mijëra tifozë, me spektaklin që pritet të jetë i garantuar. “Pleshti” ka dhe “kërcimin” e fundit në një turne të tillë. E gjithë Argjentina sot luan edhe për të, në mënyrë që sulmuesi argjentinas të mbyllë siç duhet karrierën e tij futbollistike, ndërsa vetëm trofeu i Kupës së Botës i mungon koleksionit të tij të trofeve. Emocioni i kësaj sfide padiksutim ka përfshirë edhe familjen Messi, ku djali i sulmuesit argjentinas ka shkruar këngën “Muchachos” në ditarin e tij. Detajet e këtij momenti të veçantë i ka shpërndarë në rrjetet sociale Antonela. Kujtojmë se kjo këngë u bo e famshme kur Argjentina fitoi Copa America përballë Brazilit, ku mes vargjeve shprehet edhe dëshira për të fituar Botërorin e tretë dhe krenaria për vendilndjen e Maradonës dhe Messit. “Kam lindur në Argjentinë, toka e Maradonës dhe Lionel. Nuk mund ta shpjegoj sepse nuk do ta kuptosh, finalet që kemi humbur sa shumë vite i kemi qarë. Por, kjo mori fund sepse finalen kundër Brazilit në Maracana e fitoi “Babai”. Djema, tani jemi sërish të emocionuar, duam të fitojmë të tretin, dua të jem Kampion Bote”, janë disa nga vargjet e këngës Muchacho.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga