
Sot, lojtari i Kombëtares, Odise Roshi ka qenë futbollisti i cili ka lënë gjurmë në kampionatin rus, me ekipin e tij Akmat Groznin, pasi ka qenë ai i cili ka dhënë asis-in e golit të parë të shënuar në këtë takim ndaj Ufa-s.
Ekipi i Roshit ka fituar sfidën me rezultatin 2-1 ndaj skuadrës së Ufa-s. Goli i parë i kësaj ndeshje është shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë nga Sampaio. Asis është dhënë nga Roshi, i cili ka bërë një harkim të bukur të topit nga goditja e këndit, të cilin Sampaio e ka çuar në rrjetë. Në minutën e 54' është shënuar një tjetër gol nga Akmat Grozni, duke çuar shifrat në 2-0. Skuadra e Ufa-s ka reaguar në minutën e 87' duke shënuar golin e radhës, duke çuar shifrat në 2-1.