Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Egnatia mposht Besën mes 4 golash, rrogozhinasit i "shkelin syrin" Superligës, mbyllet me tension ndeshja në Peqin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Egnatia mposht Besën mes 4 golash, rrogozhinasit i "shkelin

Egnatia 3 - 1 Besa (Shtubina 14' (p), Eller 72', A. Magani 93' / Kaina 19' (p))

NDESHJA/ Egnatia ka mposhtur 3-1 Besën në Peqin. Rrogozhinasit e Gugash Maganit kanë kaluar në vanatazh qysh në të 14 minutë, teksa nga pika e bardhë nuk do gabonte Shtubina. Vetëm pesë minuta më vonë, Kaina do vendoste baraspeshën po nga penalltia, ndërsa pjesa e parë do mbyllej me këto shifra.

Në të dytën kanë qenë vendasit që me një perlë të Eller kanë kaluar në avantazh, ndërsa Artur Magani është kujdesur që në fund shifrat të shkonin në 3-1. Tension nga stafi mik pas ndeshjes, ndërsa njëri prej tyre ka marrë kartonin e kuq nga Hamiti. Duket se Egnatia kalon edhe pengesën Besa në luftën për Superligë, me miqtë që qëndrojnë në limitet e zonës së promocionit.

Kategoria e Parë, grupi B - 13:30 - java 16

Stadiumi "Shkumbini", Peqin

Arbitër: Eldorjan Hamiti

Formacionet:

Egnatia: Hasanbelli, E. Magani, Krasniqi, Vogli, Teqja, Xhemalaj, Shyti, Brahimaj, Jackson, Shtubina, A. Magani Trajner: Gugash Magani

Besa: Kuka, Perja, Kukaj, Kacbufi, Shimaj, Mucaj, Tafili, Hyseni, Lila, Kaina, Peqini Trajner: Artan Mërgjyshi

Komenti minutë pas minute:

90+5' Mbyllet 3-1 ndeshja.

90+2' GOOL! Artur Magani vulos sfidën, vjen goli i 3 te Egnatia. Tenison pas golit të vendasve. Hamiti nxjerr me karton të kuq një anëtar të stafit mik.

72' GOOL! Eller shtang Kukën, relaizon nga 30 metra për t'i dhënë epërsinë vendasve.

68' E pabesueshme ç'bën Artur Magani nga 7 metra larg. Vetëm me Kukën e dërgon topin mbi traun e portës.

59' Largohet E. Magani, Silva Eller në fushë.

46' Nis pjesa e dytë.

45'+1' Mbyllet pjesa e parë 1-1. Vëmendjen e merr një zjarr pranë rrethimit të stadiumit, me persona nga brenda fushës që janë munduar ta fikin. Çudi ose jo, duket se flakët janë shuar nga brenda stadiumit ndërkohë që ndeshja vijoi pa probleme.

45' Një minuta shtesë.

44' Klajdi Kuka ndal Shtubinën, pranë golit Egnatia.

35' Besa kërcënon nga goditja standarte. Krasniqi e çon topin në këndore.

21' Besa pretendon për penallti tjetër. Për Hamitin gjithçka e rregullt.

19' GOOL! Kaina barazon për Besën nga pika e penalltisë pas prekjes së topit me dorë.

14' GOOL! Shtubina kalon Egnatian në avantazh. Allmuca merr një 11 metërsh që kontenstohet nga miqtë. Karton i verdhë për Muçaj, ndërsa shkodrani e dërgon topin në rrjetë.

1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga miqtë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga