
Cristiano Rolando u kthye në çështje te Juventusi pas sfidës me Milanin. Sulmuesi portugez u zëvendësua në minutën e 55-të nga trajneri Sarri që aktivizoi Dybalan në vend të tij që më rezultoi deçiziv pasi shënoi golin e fitores. Ky zëvendësim ishte I dytë për Ronaldon javën e kaluar pasi u zëvendësua edhe në Champions dhe një gjë e tillë nuk I pëlqeu aspak portugezit që u largua drejt dhomave të zhveshjes dhe më pas u largua edhe nga stadiumi pa u mbyllur mirë ndeshja.
Trajneri Sarri në konferencën për shtyp në fund të ndeshjes deklaroi që lojtari vuan nga një dëmtim dhe nuk ishte në formën e tij më të mirë prandaj e zëvendësoi. Por, një gjë e tillë nuk rezultont të jetë e vërtetë pasi Ronaldo është bashkuar me Kombëtaren portugeze dhe po stërvitet normalisht me pjesën tjetër të grupit dhe në pjesën e gjurit nuk duke asnjë dëmtim. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe trajneri Santos në intervistë duke u shprehur se sulmuesi është mirë dhe do të jetë në fushë ndaj Lituanisë duke hedhur poshtë deklaratat e trajnerit të Juventusit që Ronaldo është I dëmtuar.