Video/ E pabesueshme, kapitenit të Flamurtarit i shtohet një tifoz ultras, vetëm 3 vjeç
Shkruar nga NEWSPORT
Bruno Telushi, kapiteni i Flamurtarit është duke kaluar momente të mira në karrierën e tij, pasi po aktivizohet rregullisht dhe po ndihmon ekipin e tij në çdo ndeshje. Pavarësisht problematikave që kanë shqetësuar kuqezinjtë në vitet e fundit, ai sërish nuk e ka tradhtuar ekipin, duke qëndruar në krye të tij.
Për tifozët është personazh i dashur, megjithatë, atij nuk mund t'i mungojë një tifoz special në stadium. Është djali i tij, vetëm 3 vjeç, i cili në takimin e fundit të Flamurtarit kundër Teutës është parë në versionin ultras. Siç mund ta shihni qartësisht në video, ai mundohet që të kopiojë ultrasit e "Flota Kuq e Zi".