Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ E kishte porosi para ndeshjes, tifozi i Anglisë “detyron” mesfushorin si të festojë ndaj Iranit

Shkruar nga NEWSPORT
Anglia dhe Irani zhvilluan sfidën e tyre të parë në Kupën e Botës. Takimi u mbyll me shifrat 6-2 në favor të kombëtares së “Tre Luanëve”, të cilët dominuan për 90 minuta Iranin. E veçantë ishte festa e Grealish pas golit të tij të parë në këtë botëror. Ditë më parë mesfushori me tipare sulmuese i Cityt, kishte bërë një premtim tifozit me aftësi ndryshe, për festimin në rast goli në Katar. Finlay është 11 vjeçari, që është nje tifoz i zjarrtë i Jack Grealish, i cili vuan nga një paralizë cerebrale. Në fillim të vitit ai i dërgoi një letër yllit të Cityt ku dhe më pas kishte fatin ta takonte nga afër. Finlay i kërkoi Grealish që të feston në mënyrën që ai dëshironte. Kjo nuk zgjati shumë pasi në sfidën e parë që Anglia zhvilloi Jack realizoi dhe festa ishte e gjitha për tifozin 11 vjeçarë.

VIDEO:  

      [caption id="attachment_668335" align="alignnone" width="372"] Festa e Grealish pas golit ndaj Iranit[/caption]
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga