Liverpool dhe Real Madrid luajnë më 28 maj në orën 21:00 finalen e Champions League. Takimi do zhvillohet në stadiumin “Stade de France” dhe spektakli është i padiskutueshëm, pasi përballë janë dy gjigandët spanjoll dhe anglez. Real Madrid ka njoftuar se finalja do ndiqet dhe nga stadiumi “Santiago Bernabeu”.
Me disa monitorë të mëdhenj rreth mesfushës, Los Blancos po i krijojnë Madridit ambientin më të përshtatshëm për të ndjekur sfidën, për një pjesë të tyre që nuk do jenë në Francë. E njëjta gjë është bërë dhe në finale të mëparshme të Champions dhe duket të jetë fat i mirë. Madrilenët shkojnë për të fituar për herë të 14-të trofeun e Champions League.