
Atalanta ka pësuar humbjen e dytë radhazi në kampionat. Pas disfatës ndaj Napolit një javë, skuadra zikaltër është mundur në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Sampdoria. Një ndeshje e bukur dhe me shumë raste për shënim që prodhoi plot 4 gola dhe dy penallti, nga një për secilën skuadër.
Fillimisht është Quagliarella shënon golin e parë të ndeshjes që në minutën e 13-të, ndërsa në fund të pjesës së parë sulmuesi gabon nga penalltiua duke humbur mundësinë për të dyfishuar ndeshjen. Në fraksionin e dytë është Thorsby që tund rrjetën dhe shënon golin e dytë për Samp, ndërsa Atalanta reagon me Zapatan.
Sulmuesi godet saktë nga penalltia duke rihapur për një moment ndeshjen, ndërsa Jankto në minutat e fundit të ndeshjes shënon golin e 3-të për Sampdorian duke vulosur përfundimisht ndeshjen në 1-3.