Partizani arriti të fitonte kundër Tiranës me rezultatin 1-0, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Një sfidë mjaft e rëndësishme ku heroi i takimit ishte Xhulio Skuka me golin e realizuar. Shumë zhvillime brenda një dueli sportiv, ndërsa nuk janë evidentuar dy momente të veçanta.
Në çastin kur Skuka çon sferën në rrjetë pas devijimit me kokë të Aleksit, është Valentino Murataj që shkon afër fytyrës së tij duke festuar. Ndërsa nga ana tjetër Andi Hadroji kthehet nga Fanaticsat dhe feston para tyre me gjestikulacionin e fitimtarit. Për më shumë shihni videon e mëposhte të Oversport, në një përballje që u luajt 113 minuta.
Poll