Taulant Seferi ka shënuar 2 gola në Ukrainë për ekipin e tij Vorskla Poltava. Ata po luajnë tani kundër Zorya Luhansk në shtëpinë e tyre. Në vetëm 6 minuta loja Seferi zhbllokoi sfidën duke kaluar në avantazh Vorsklan.
Dhjetë minuta më vonë ai ka shënuar edhe të dytin nga pika e bardhë e penalltisë. Pjesa e parë nuk ka përfunduar ende dhe po luhet minuta e 40-të.
Ish sulmuesi i Tiranës është një titullar i padiskutueshëm në ekipin ukrainas duke u paraqitur në mënyrë të shkëlqyer. Një fitore sot i ngjit ata në vendin e 6 në Premier League ukrainase.
Poll