
Dortmund triumfoi në shtëpi përballë Freiburg në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Bundesligës gjermane. Sfida që u zhvillua në stadiumin “Signal Iduna Park”, përfundoi me fitoren e pastër 3-0 të vendasve.
Pjesa e parë nisi mirë për Dortmundin, me këta të fundit që gjetën rrugën e rrjetë dy herë me anë të Malen. Holandezi shënoi në minutën e 16’ dhe 45+7’. Edhe pjesa e dytë nisi në të njëjtën mënyrë, me “verdhezinjtë” që ishin më kërkues, teksa golin e tretë e gjetën me Fullkrug në minutën e 87’.
Pas kësaj fitoreje, Dortmundi mbetet në vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Freiburg në vendin e shtatë me 28 të tilla.
Golat e sfidës. (VIDEO)
Poll