
Atalanta është rikthyer te fitorja pas dy humbjesh radhazi. Skuadra zikaltër fitoi me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Crotones. Kanë mjaftuar 2 golat e Muriel që Atalanta të marri 3 pikë në këtë ndeshje.
Sulmuesi kolumbian shënoi në minutat 26-të dhe 28-të, ndërsa Crotone rihapi ndeshjen në fund të pjesës së parë, por goli shërbeu vetëm për statistik pasi skuadra e drejtuar nga Gasperini e ruajti deri në fund këtë rezultat. Me këtë 3 pikësh, Atalanta shkon në kuotën e 12 pikëve pas 6 javësh të luajtura.
Formacionet zyrtare:
Crotone (3-5-2): Cordaz; Magallan, Marrone, Luperto; Pereira, Zanellato, Vulic, Benali, Reca; Messias, Simy.
Atalanta (3-4-2-1): Sportiello; Toloi, Romero, Gjimshiti; Hateboer, Freuler, Pasalic, Mojica; Malinovskyi, Gomez; Muriel.