
Manchester United arriti të marrë një fitore me sforco 1-2 përballë Fulham në transfertë për javën e 16-të të Premier League. Djajtë e Kuq kaluan të parët në avantazh me Eriksen në minutën e 14’ dhe në pjesën e dytë, ish-i i sfidës, Daniel James, barazoi shifrat në 1-1.
Do të duhej futja e talentit argjentinas Alejandro Garnacho që të sillte festën në kampin e kuq. Garnacho do të shfrytëzonte asistin e Eriksen për të dërguar topin në rrjetë dhe t’i japë fitoren Djajve të cilët tashmë shohin veten në vedin e pestë, 4 pikë larg Liverpool dhe 3 pikë prapa Tottenham në "top" 4-she.
VIDEO:
Poll