Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ “Ditë e zezë” për ekipet e Milanos, Inter ndjek shembullin e kuqezinjve

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Ditë e zezë” për ekipet e Milanos, Inter

Inter ka humbur 1-0 miqësoren kundër Lens. Goli i vetëm i takimit për vendasit erdhi në minutën e 90’ nga Openda. Për këtë sfidë trajneri Inzaghi nuk e preferoi titullar Kristjan Asllanin. Mesfushori kuqezi mori minuta vetëm gjatë pjesës së dytë, teksa u aktivizua në minutën e 61’ duke i zënë vendin Brozoviç.

Kjo është humbja e parë e Interit në miqësoret e zhvilluara, teksa  më parë kanë barazuar 2-2 kundër Monacos dhe kanë fituar 1-4 përballë Luganos. Protagonist gjatë dy sfidave të mëparshme ka qenë dhe Asllani, duke tundur rrjetën 1 herë dhe dhënë 1 asist.

Kujtojmë se dhe Milani humbi në miqësoren e saj sot përballë Zalaegerszegi(3-2). Mesa duket nuk ishte dita e klubeve të Milanos, që vazhdojnë fazën përgatitore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga