Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

VIDEO/ Dinamo e pret në kryeqytet, Reginaldo nis stërvitjen

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Dinamo e pret në kryeqytet, Reginaldo nis stërvitjen

Reginaldo Faite pritet të mbërrijë së shpejti në kryeqytet për t’iu bashkuar Dinamos për pjesën e mbetur të sezonit. Sulmuesi afrikan ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shfaqet duke u stërvitur individualisht në një fushë futbolli. Ai duket se kërkon të jetë në formë për t’iu bashkuar më pas ekipit të Bledi Shkëmbit.

Sa mësohet, marrëveshja me të është arritur dhe në fundjavë pritet të mbërrijë në Tiranë, aty ku do të hedhë dhe të “zezën mbi të bardhë”. Kujtojmë që Reginaldo ka provuar të luajë edhe më parë në kampionatin shqiptar. Ai është aktivizuar fillimisht me Luftëtarin, me Laçin dhe në fund me Kukësin. Pikërisht me kurbinasit dhe verilindorët spikati duke shënuar në total 31 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga