
Rayo Vallecano 2-1 Barcelona
(Alvaro Garcia 19', Fran Garcia 53' / Lewandowski 83')
La Liga
Java 31
Stadiumi: de Vallecas
Ndeshja: Barcelona humbi përballë Rayo Vallecanos me rezultatin 2-1 në transfertë. Katalanasit duket se e kanë marrë me nge kampionatin teksa diferenca 11 pikë me Real Madrid i ka vënë në gjumë. Dy gol për çdo pjesë nga 2 Garcia, i pari Alvaro në minutën e 18-të ndërsa i dyti, Fran në minutën e 53’ pas një gabimi të De Jong.
Ky i fundit është një lojtar i huazuar nga Reali i cili në fund të sezonit mund të rikthehet në Madrid. Në minutën e 83’ Lewandowski do të rihapte ndeshjen por në minutat në vazhdim nuk do të vinte goli i barazimit dhe Rayo del me 3 pikë shumë të rëndësishme.
Me këtë humbje, blaugranat qendrojnë sërish në kuotën e 76 pikëve, 11 më shumë se Reali që gjithashtu humbi ditën e djeshme me Gironan. Sfida e rradhës për katalanasit është ndaj Real Betis në shtëpi, të shtunën në orën 21:00.
Formacionet Zyrtare:
Rayo Vallecano (4-4-2): Dimitrievski; Balliu, Lejeune, Catena, F. Garcia; Palazon, Lopez, Valentin, A. Garcia; Camello, Trejo. Trajner: Andoni Iraola
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Kounde, Araujo, Alonso, Balde; Pedri, De Jong, Gavi; Raphinha, Lewandowski, Torres. Trajner: Xavi Hernandez