
Një dëmtim i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në kampionatin spanjoll në takimin mes Sevilla-s dhe Villarreal në "Ramon Sanchez Pizjuan".
Në minutën e 81-të të sfidës, mbrojtësi i skuadrës andaluziane Eskudero pas një kërcimi u rrëzua në mënyrë të keqe duke dëmtuar rëndë brrylin e tij të majtë. Menjëherë kanë ndërhyrë ekipet mjekësore për t'i dhënë atij ndihmën e parë, me lojtarin që është transportuar më pas për në spital. Ndeshja u mbyll në barazim 0-0.
https://www.youtube.com/watch?v=VfkIPkuBPaw&feature=player_embedded
Poll