
Dejan Stankovic është kthyer në San Siro pas tripletës në 2010 me Inter. Kësaj here jo si një lojtarë por si trajneri i Sampdorias. Sfida u mbyll me shifrat 3-0 në favor të zikaltërve. Në përfundim të takimit serbi ka folur për mediat italiane.
"Ekipi dha shenja jete,por ne luftojmë për qëllime të ndryshme. U përballëm me një ekip të nivelit të lartë, mora një shenjë pozitive nga paraqitja dhe dëshira që treguan djemt. Pak nga pak përmirësohemi, tani duhet të shfrytëzojmë dhe episodet që na krijohen. Do të kisha preferuar të shënoja një gol në kundërsulm duke u përpjekur për të rikuperuar rezultatin sesa një gol nga goditja e këndit. Duhet të jemi shumë më të zgjuar në fushë, skuadra është mirë. Ne vazhdojmë përpara me shumë besim.
Çfarë ju pëlqeu nga ekipi sonte? Më pëlqeu mënyra se si u përballëm kundër një ekipi të madh si Interi. I pashë djemtë të luftonin me shumë agresivitet, kthehemi në shtëpi me sigurinë që po përmirësohemi çdo ditë.
Ai i dha një frymë tjetër kësaj skuadër? Sonte ishim shumë më të guximshëm edhe në konkluzione, duke pranuar forcat sulmues të Dzekos dhe Lautaro. Gjithmonë shkuam përpara duke u përpjekur të rikuperojmë topin, ndoshta e meritonim të shënonim një gol. Duhet të punë deri në detaje.
Çfarë emocionesh ndjetë sonte? Është bukur të kthehesh në San Siro, faleminderit për gjithë dashurinë që më dhuruan. Falenderoj gjithashtu tifozët tanë që e mbështetën ekipin deri në fund. Kishte kaq shumë emocione sonte.
Përqafimi me Lukakun? Lukaku është një djalë i artë, ka qenë pranë fëmijëve të mi. Për mua ai është më shumë burrë se kampion."
A mund të kthehet Interi për të luftuar për titullin? Po, ata janë mirë dhe të fuqishëm. Ata kanë dalë nga një moment i vështirë, por kanë të gjitha cilësitë për të arritur një objektiv të rëndësishëm. Ata do të luftojnë për Scudetton deri në fund."
VIDEO:
“Dje, sot dhe përgjithmonë, Dejan një nga ne”