Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Debatuan pas zëvendësimit, Guardiola zbulon çfarë ndodhi me De Bruyne

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Debatuan pas zëvendësimit, Guardiola zbulon çfarë

Manchester City luajti në transfertë ndaj Liverpool, takim i vlefshëm për javën e 28-të të kampionatit. Të dy ekipet nuk shkuan më shumë se barazimmi 1-1 mes tyre dhe tashmë gara për titullin kampion në Premier League bëhet akoma më e fortë, pasi vetëm 1 pikë i ndan Arsenalin dhe Liverpool nga skuadra e Guardiolës.

Në këtë sfidë pati një debat mes Kevin De Bruyne dhe Pep Guardiolës. Kjo për shkak që trajneri spanjoll zëvendësoi belgun në minutën e 69-të. Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer De bruyne, i cili nuk e fshehu aspak merzitjen, teksa shkoi u ul menjëherë në tribunë.

Pas kësaj Guardiola shkoi menjëherë të flasë me të dhe të sqarojë situatën, me dyshen që debatuan, ndërsa timonieri i “Qytetarëve” pas sfidës ka zbuluar se çfarë ndodhi saktësisht mes tyre.

“Kjo është mirë. Keni një shans ndeshjen tjetër për ta vërtetuar atë, për të vërtetuar se sa gabim kam qenë. Ne kemi nevojë për një lojtar që mban topin. Nuk ka të bëjë me presionin. Kovacic është vërtet i mirë në këtë. Ne ishim të lumtur me Kevin. Nuk është problem, jemi mirë”, deklaroi trajneri spanjoll.

Momenti i debatit në momentin e zëvendësimit VIDEOhttps://streamin.one/v/445b94ac

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga