
Manchester United fitoi në ndeshjen e sapombyllur në Old Trafford përballë West Ham. Goli i Marcus Rashford në pjesën e parë ka mjaftuar që Djajtë të marrin tre pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në grupet e Champions League.
Goli jo vetëm që i dha fitoren United por për Rashford kishte edhe një rëndësi tjetër. Ky gol ishte i 100-ti për të me fanellën e Manchester United. Duhet theksuar edhe performance fantastike e portierit De Gea që bëri disa pritje që të lënë me gojë hapur. Portieri i lëshon një mesazh të fortë Luis Enriques për mosthirrjen në Botëror.
Poll