
Al Nassr po përballet me Damac pasditen e sotme. Cristiano Ronaldo nuk ndalet, teksa ka arritur të shënoj 2 supergola në 5 minuta.
Portugezi zhbllokoi sfidën me një realizim nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18’.
Ndërsa në minutën e 23’ CR7 realizoi një perlë të vërtetë dhe dyfishoi avantazhin për skuadrën e Al Nassr.
Në këtë mënyrë ylli portugez i përgjigjet Sokol Cikalleshit, me sulmuesin shqiptar që javën e kaluar arriti të gjente dy herë rrugën e rrjetës me skuadrën e Al-Khaleej.
Poll