
Ditën e djeshme u luajt finalja e MLS Cup mes Los Angeles FC dhe Philadelphia Union në futbollin e SHBA-së. Fitues u shpall ekipi nga Kalifornia e cila fitoi me penallti. Vetë ndeshja ishte një çmenduri më vete teksa 90 minutat e rregullta përfunduan me rezultatin 2-2 por kulmi i emocioneve u arrit në Extra-Time, madje edhe mbi 120 minutëshin e rregullt.
Në minutën e 123, Philadelphia kaloi në avantazhin e 2-3 duke heshtur stadiumin por në minutën e 128 të takimit do të ishte ish-lojtari i Real Madrid, Gareth Bale që do të ngrinte në këmbë të gjithë të pranishmit me golin e barazimit që do ta dërgonte ndeshjen në penallti, të cilat u fituan nga Los Angeles 3-0.
Përmbledhja e ndeshjes:
Poll