
Janë luajtur në mbrëmje dy ndeshjet e kampionatit italian dhe atij spanjoll. Roma ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Sassuolos vetëm në frymën e fundit. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Cristante në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë Djuricic barazoi sfidën. Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, El Shaarawy me një goditje të bukur mposhti portierin dhe i dha Romës 3 pikët. Festa e madhe edhe për trajnerin Mourinho që festoi kështu ndeshjen e 1000 si trajneri profesionist.
Fitore mori edhe Real Madrid në shtëpi në inagurimin e stadiumit të ri "Santiago Bernabeu". Madrilenët fituan me rezultatin e thellë 5-2 ndaj Celta Vigo me përmysje. Edhe pse pësuan gol të parët Real Madrid shënoi 5 herë, tripleta e Benzema, Vinicius dhe Camavinga vendosën takimin. Mesfushori I talentuar francez që u afrua gjatë kësaj merkato debutoi me gol dhe me i mjaftuan vetëm 6 minuta në fushë.