Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Bremen i Rashicës me një këmbë në ligën e dytë, Ujqit "kafshojnë" në transfertë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Bremen i Rashicës me një këmbë në ligën e

Werder Bremen 0-1 Wolfsburg

Ka përfunduar me rezultatin 0-1 sfida e javës së 30 për Bundesligën gjermane. Werder Bremen u mposht minimalisht 0-1 në shtëpi, teksa tani e sheh veten të rrezikuar seriozisht për rënien një kategori më poshtë. Skuadra ku aktivizohet edhe Rashica, nuk ka treguar asgjë nga forma e vet, ndërsa sulmuesi i Kosovës mungonte prej dëmtimit.

Një gol i Weghorst në minutën e 82-të ka bërë që Ujqit të dalin me pikë të plota, duke synuar kështu zonën europiane. Wolfsburg mban pozitën e 6 me 45 pikë, vend që të çon në kualifikueset e Europa League. Nga ana tjetër, Bremen ka grumbulluar 25 pikë në 30 javë, duke mbajtur vendin e parafundit. Me katër javë të mbetura, duket se misioni mbijetesë do jetë i pamundur për të besuarit e trajnerit Kohfeldt.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga