
Berat Gjimshiti ka fituar derbin e shqiptarëve përballë Empolit të Berishë, Ismajlit dhe Shpendit. Atalanta triumfoi në transfertë me rezultatin e pastër 0-3.
Një natë aspak e mirë për Etrit Berishën i cili e nisi titullar, por pësoi 3 gola. Lajm i mirë për Kombëtaren tonë është rikthimi i Ismajlit i cili u hodh në fushë në minutën e 63-të të sfidës, ndërsa për Stiven Shpendin nuk kishte minuta në këtë sfidë.
Në krahun tjetër Gjimshiti dhe Atalanta marrin një fitore mjaft të rëndësishme. Golat për klubin bergamask u shënuan nga Koopmeiners dhe dy herë tundi rrjetër Scamacca.
Me këtë fitore Atalanta shkon në vendin e 4-të të rënditjes me 19 pikë, ndërsa Empoli mbetet në vendin e 18-të me vetëm 7 pikë të grumbulluara pas 10 javësh kampionat.