Bayern Munchen mori nëj fitore të lehtë në letër dhe ashtu e bëri edhe në fushë. Bavarezët mposhtën Schalken me rezultatin 6-0 në Allianz Arena dhe e çojnë ecurinë e fitoreve në 3 rradhazi duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.
Kur kanë mbetur vetëm 2 ndeshje për t’u luajtur, Bayern është në kuotën e 68 pikëve, 4 më shumë se Dortmund që do të luajë ndeshjen e saj në orën 18:30 në derbin me Gladbach.
Serinë e golave e nisi Thomas Muller në minutën e 21’ për t’u vazhduar më pas nga Kimmich me penallti në të 29-tën. Pjesa e dytë do të ishte më e lehtë me Gnabryn që shënoi 2 herë në minutat 50’ dhe 65’ ndërsa në të 81’, sulmuesi 18-vjeçar Mathys Tel do të shënonte të 5-tin ndërsa të fundit të sfidës do e shënonte Mazraoui.
Golat: