
Barcelona ka fituar 1 me 0 përballë Osasunës. Sfida e vlefshme për javën e 20-të të La Ligas u vendos nga braziliani Vitor Roque.
Mjaftoi goli i 18-vjeçarit, që shënoi vetëm 1 minutë pasi u fut në fushën e lojës. Goli i minutës së 63’ u asistua nga Cancelo.
Aktualisht katalanasit ndodhen në vendin e tretë. Atletico Madrid ndjek me 3 pikë më pak, ndërsa ka 1 ndeshje më shumë për të luajtur.
Kujtojmë se këtë ndeshje u dëmtua në minutën e 6’ sulmuesi Ferran Torres. Lojtari i Barcelonës la fushën në lot, ndërsa dëmtimi pritet ta mbajë për disa kohë jashtë.
Barcelonës i kthehet kështu buzëqeshja pas humbjes shokuese 3 me 5 ndaj Villareal. Në përfundim të asaj ndeshje, trajneri Xavi njoftoi se aventura e tij me blaugranasit do zgjasë deri në fundin e sezonit.
Goli i Vitor Roque: (VIDEO)