Barcelona ka fituar 0-2 me New York Red Bulls në miqësoren e SHBA. Në Harrison, të besuarit e Xavi kanë treguar nivel të lartë loje, me blerjet e verës që kanë shfaqur potencialin e tyre.
Raphinha ka asistuar për Dembele, me francezin që gjeti golin e tretë në dy miqësoret e fundit. Janë dashur 40 minuta lojë që ndeshja të zhbllokohej, ndërsa në pjesën e dytë Xavi ka bërë shumë ndërrime.
Kur mendohej se ndeshja do mbyllej në rezultatin minimal, ka qenë Depay që në të 87 ka vulosur fitoren e katalanasve në turneun e SHBA.