
Barcelona fitoi lehtësisht përballë Sevillas në ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou për javën e 20-të të La Liga. Katalanasit fituan me një rezultat të pastër 3-0 me të tre golat që erdhën në pjesën e dytë. Jordi Alba është padyshim lojtari i ndeshjes me 1 gol që hapi ndeshjen dhe një asist për ta mbyllur atë.
Blaugranat me këtë tre pikësh hedhin një hap të sigurtë drejt titullit kampion teksa e dërgojnë diferencën me Real Madrid në plot 8 pikë. Javën tjetër, katalanasit do të përballen me Villareal në një transfertë të vështirë ku do të synojnë si gjithmonë vetëm fitoren.
Golat e ndeshjes:
Poll