
Barcelona-Real Madrid 1-3
Është mbyllur me rezultatin 1-3 sfida El Clasici mes Barcelonës dhe Real Madrid. Katalanasit janë mposhtur për herë të dytë radhazi në kampionat dhe këtë herë mposhten në shtëpi nga rivali i përjetshëm, Real Madrid. Ndeshja nis në mënyrë spektakolare pasi të dyja ekipet shënojnë nga një gol brenda 8 minutave lojë.
Në pjesën e dytë Ramos godet saktë nga penalltia, ndërsa në minutat e fundit Modric vulos përfundimisht fitoren 1-3 të Real Madridit. Me këtë fitore madrilenët rikthehen në krye me 13 pikë, ndërsa Barcelona me vetëm 7 pikë pas 5 javësh.
Goal Ansu Fati! That pass from Messi Barcelona 1:1 Real Madrid #ElClasico
-- FTTV World (@FTTV20) October 24, 2020
pic.twitter.com/Es43oV9Esr
Formacionet:
Barcelona: Neto, Sergiño Dest, Clement Lenglet, Gerard Piqué, Jordi Alba; Frenkie de Jong, Sergio Busquets, Ansu Fati, Philippe Coutinho; Pedri, Lionel Messi
Real Madrid: Thibaut Courtois, Nacho, Raphael Varane, Sergio Ramos (C), Mendy; Fede Valverde, Casemiro, Toni Kroos, Asensio; Vinicius, Karim Benzema