
Barcelona u përball mbrëmjen e sotme me Cadiz në kuadër të javës së dytë të La Liga. Një sfidë që padiksutim përfundoi në favor të katalanasve.
Të besuarit e Xavi Hernandez arritën të triumfonin 2-0 ndaj kundërshtarëv të tyre në “Camp Nou”. Fillimisht do të ishte Pedri, i cili i asistuar nga Gundogan do të gjente rrugën e rrjetës në minutën e 82-të.
Në minutën e 4-të shtesës katalanasit do të gjenin sërish rrugën e rrjetës me anë Ferran Torres. Një 3 pikësh me shumë vlerë për katalanasit, që shkojnë në kuotën e 4 pikëve pas 2 sfidave të para në La Liga.
Poll