Ballkani i aka dalë të triumfojë ndaj Ludogorets në sfidën e parë kualifkuese të Champions League, takim që u zhvillua në “Fadil Vokrri”. Djemtë e Ilir Dajës ia dolën të fitojnë me 2 gola ndaj kampionëve të Bullgarisë.
Skuadra nga Suhareka edhe pse kishte një kundërhstarë me histori në Champions nuk pyeti për rivalë. Golin e parë arriti ta shënonte Korenica në minutën e 45+1, ku ngriti peshë gjithë të pranishmit në stadium.
Ndërkohë në të 55-tën do të vuloste këtë sukses Zyba që do të ndëshkonte për hgerë të dytë portierin kundërhstarë. Tashmë gjithçka bëhet më e lehtë për të besuarit e Ilir Dajës, pasi janë me një “këmbë” në turin tjetër të Champions.
Poll