
Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Lazios dhe Udineses, me shifrat 0-2. Golat e këtij fraksioni janë realizuar nga Arslan, në minutën e 18-të dhe Posseto (45'). Lacialët tentuan të reagonin por e kishin gati të pamundur. Me interes të madh pritet pejsa e dytë, ku të besuarti e Inzaghit do kërkojnë përmbysjen.
Lazio do të presë Udinesen në "Olimpico". Sfida e orës 12:30 vlen për javën e 9 të Serie A, teksa për vendasit janë rikthyer në dispozicion Milinkovic-Savic dhe Strakosha.
Prej ditësh dyshja ishte në izolim prej Covid-19, duke bërë që Inzaghi të ketë më shumë opsione në fushë, teksa gardiani kuqezi e nis nga minuta e parë.
Formacionet:
Lazio: Strakosha; Patric, Acerbi, Radu; Lazzari, Parolo, Cataldi, Luis Alberto, Fares; Correa, Immobile
Udinese: Musso; Becao, Nuytnik, Samir; Stryger, De Paul, Arslan, Pereyra, Zeegelaar; Forestieri, Pussetto