Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Atletico "i falet" golit të Depay, "Los Colchoneros" shkojnë në gjysmëfinale të Copa del Rey

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Atletico "i falet" golit të Depay, "Los

Atletico Madrid ka fituar përballë Sevillas në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Copa del Rey. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve.

Të besuarit e Diego Simeones e nisën mjaft mirë, duke fituar një 11-metërsh në minutën e 26’. Por kjo mundësi e artë për të shënuar u shpërdorua nga Antoine Griezmann. Kjo bëri që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.

Me nisjen e pjesës së dytë ishte përsëri Atletico që e kërkonte më shumë golin. Por atë e gjeti vetëm në minutën e 79’, me anë të sulmuesit holandez, Memphis Depay. Ky i fundit shënoi golin e vetëm për të tijët dhe të vetmin e sfidës.

Me këtë fitore, “Los Colchoneros”, shkojnë në gjysmëfinalen e Copa del Rey, ku do të ndeshen me një mes Athletic Bilbao, Real Sociedad ose Mallorcas.

Goli i Atleticos. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga