
Empoli ia doli të fitojë 4-0 ndaj Cosenzas, në ndeshjen e vlefshme për Serie B. Nedim Bajrami ishte protagonist në këtë 90 minutësh, ku realizoi gol në minutën e 64-të. Gjithçka nis nga këmbët e Mancuso, i cili jep një krosim për shqiptarin dhe futbollisti nuk fal me kokë.
Bajrami ka shënuar 5 gola në këtë edicion të kampionatit italian, në 34 prezenca totale. Ky është sezoni i dytë i 22 vjeçarit me ekipin e Empolit, teksa më parë ka qënë pjesë e Grasshoper.Empoli ka siguaruar ngjitjen në Serie A.
Poll