
Atalanta e ka nisur me "poker" sezonin e ri në Serie A. Ekipi bargamask ka fituar me rezultatin 2-4 ndaj Torinos në transfertë. Vendasit gjetën golin e parë që në minutën e 11-të me Belottin, por Atalanta përmbysi gjithçka që në pjesën e parë.
Në këtë takim protagonist ishte edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda që dha asisstin për golin e dytë të shënuar sërish nga Belotti. Golat për Atalantan u shënuan nga Gomez, Muriel, Hateboer dhe De Roon që I japin kështu fitoren e parë skuadrës zikaltër.
Poll